Ushtria e Koresë së Jugut ka nisur një grup të posaçëm operativ që synon rrëzimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në rast se shpërthen lufte.
Njësia vrasëse përbëhet nga rreth 1.000 ushtarë dhe ndërtimi i saj është projektuar nga ushtria amerikane.
Qëllimi i saj nuk është domosdoshmërisht për të vrarë Kim Jong-un me plumba ose me mjete të tjera.
Megjithatë, ajo ka për qëllim të tregojë vendosmërinë ushtarake të Koresë së Jugut, duke eleminuar figurat kyçe të qeverisë së Koresë së Veriut dhe shkatërrimin e objekteve bërthamore dhe të raketave.
Ushtria kishte planifikuar fillimisht të fillonte njësinë në 2019, por vendosi të përshpejtonte krijimin e saj mes tensioneve pasi Kim Jong-un lëshoi një rakete pramë Japonisë këtë të martë.