Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë në kuadër të festimeve të 10-vjetorit, ndërsa është takuar edhe me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç. Meta ka publikuar një foto në Facebook me Mesiç duke bërë simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën.
“Të dashur miq, kënaqësi të takoja sot në Prishtinë në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mikun tim dhe të kombit shqiptar, Stipe Mesiç, një burrë shteti i shquar’ shkruan Meta në Facebook.