Turqia shënon sot 100-vjetorin e lindjes së republikës së saj moderne. 100 vjet më parë Mustafa Kemal Ataturku shpalli Republikën e Turqisë. Duhet të ishte perëndimore, moderne, laike dhe paqësore. Po si është sot?
A ka festa të mëdha kombëtare në Turqi apo jo? Javë më parë, turqit laikë kanë spekuluar se si qeveria konservatore islamike nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan do të festojë 100 vjetorin e themelimit të republikës. Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë program zyrtar në rend dite. Dyshohet se edhe diplomatë të huaj kanë shkëmbyer informacione nëse dikush ka marrë ftesë apo jo.
Vetëm të premten e kaluar, departamenti i komunikimit i Erdoganit njoftoi një seri ngjarjesh që nxjerrin në pah epokën e Erdoganit. Turqit laikë tani janë të bindur se frika e tyre është konfirmuar: Erdogan po përpiqet të fshijë trashëgiminë e themeluesit Ataturk, po përpiqet ta zë vendin e tij dhe të krijojë një kult Erdogan, në një vend islamik.