Në mbyllje të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, në pjesën e diskutimeve të lira, këshilltarët kanë diskutuar edhe për festimet e 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”. E pranishme në mbledhje, nënkryetarja e Bashkisë Emilia Koliqi ka sqaruar se aktivitetet për këtë përvjetor, që është i të gjithë Shkodrës, do të zgjasin gjatë gjithë vitit. Ato vetëm sa kanë nisur me 16 shkurt 2019 dhe janë pasuar me disa aktivitete siç ishte ekspozita e hapur në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, Festivali i Shahut “Çesk Jubani” që do të shtrihet në disa faza dhe për të patur një prej kulmeve të tij, me 23 shkurt 2019 në Teatrin “Migjeni”.
Koliqi ka thënë se në një mbrëmje- gala, Presidenti i Republikës do të akordojë 15 tituj presidenciale për vetë Shoqninë “Vllaznia”, por edhe figura të spikatura në vite në disiplina të ndryshme. Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka ftuar jo vetëm këshilltarët, por të gjithë qytetarët, të bëhen pjesë e festimeve për 100- vjetorin e “Vllaznisë”, ku aktivitetet do të jenë të larmishme. Kjo pçasi që, me 16 shkurt 2019, “Vllaznia” lindi si një shoqëri jo vetëm sportive. Madje, sipas historisë, sporti përfaqësohej vetëm me degën gjimnastikore. /ShkodraWeb/