Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Në vijim të rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës, Qeveria Shqiptare ka akorduar në buxhetin e rishikuar të këtij viti rreth 11 milionë Euro për dublimin e Urës së Bahçallëkut dhe zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut tek Harku i Bërdicës. Ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut ne hyrje e dalje të Shkdorës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sot garën për ndërtimin e urës dhe segmentit rrugor, fillimi i vitit tjetër na gjen në punë për këtë projekt të rëndësishëm për qytetin dhe gjthë rajonin. Një falendërim për bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë dhe MInistren Belinda Balluku për reagimin shumë të shpejtë për buxhetimin dhe fillimin e procedurave.
Ky është një tjetër premtim që po fillon realizimin brenda një viti po ashtu si parku i hyrjes, rruga e Dukagjinit, asfaltimet e rrugëve në qytet e fshatra dhe një sërë projektesh të tjera që janë zbatuar apo fillojnë së shpejti.
Në bashkepunim me Qeverinë Shqiptare këto dy vite po investohen mbi 50 mln Euro në territorin e bashkisë sonë për një transformim të pashembullt, i cili arrihet vetëm me punë. Ditë shumë të mira po vijnë për Shkodrën, shume shpejt këtë model do ta replikojmë në të gjitha bashkitë e qarkut tone.