Sot, skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Conference League.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç ka marrë një ngarkesë të lehtë për të vijuar në ditët në vazhdim me intensitet të lartë. Grupi nuk ka qenë i plotë pasi mungonin 12 futbollistë.
Bëhet fjalë për Shehin, Isaevskin, Da Silva, Jonuzin, Markun, N. Hoxhajn, Avdijajn, A.Hoxhajn, Dilaverin, Imerin, Elomin dhe Cise.
Nuk dihet nëse disa nga këta lojtarë e kanë mbyllur me shkodranët apo thjesht kanë marrë disa ditë më shumë leje. Sakaq me ekipin e parë është bashkuar Ardit Nikaj nga skuadra e të rinjve.