Një fëmijë 12- vjeçar nga Shkodra është plagosur duke luajtur me një kapsollë. Sipas policisë, ai ka qënë duka luajtur ne terracën e banesës dhe kapsolla i ka shpërthyer në dorë. 12- vjeçari ka pësuar demtime dhe është dërguar menjeherë në spital. Fatmirësisht nuk ka pasoja për jetën.
“Më datë 27.01.2018, në fshatin Guci e Re, në tarracën e banesës, i mituri L.Zh, vjeç 12, duke luajtur me një kapsollë, nga shpërthimi është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë Shkodër.