Jemi 132 familje qe banojme prej 26 vitesh, ne territorin e Ish- Divizionit Ushtarak ne Shkoder. Si te gjithe Shqiptaret, edhe ne, erdhem nga zona te ndryshme te veriut, per nje jete me te mire dhe kemi blere objektet dhe tokat e zena forcerisht ne vitin 1997, nga persona te tjere. Shumica prej tyre (godinave) ishin te shkaterruara dhe te djegura Godinat i pershtatem per banim dhe kemi harxhuar te gjitha kursimet e jetes per ti bere te jetueshme.
Ne total jemi 132 familje. 26 familje jetojme ne ndertesen dykateshe te Ish- Komandes se Divizionit, 45 familje jetojme ne ish fjetore dhe magazina te Ish- Divizionit 20 familje kane ndertuar shtepi te reja ne tokat e lira permes banesave ekzistuese. Po ne kete territor, 41 familje ushtarakesh u strehuan nga qeveria ne objektet qe u ndertuan per kosovaret, ne vitin 1999.
Prej 26 vitesh, asnje familje, nuk ka asnje lloj dokumenti pavarsisht se kemi paguar te gjitha taksat e bashkise: uje drita e cdo detyrim tjeter. Ne te gjitha fushatat na eshte premtuar nga deputet e kandidat bashkie por gjithcka ka mbetur ne kuadrin e fjaleve.
NE, tani dy muaj perpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht qe asnje nga familjet tona dhe as te afermit tane, NUK DO TE MARRIM PJESE NE VOTIMET e 14 Majit. Do vazhdojme dhe rrugen e protestave dhe te gjitha format e kundershtimeve derisa te na jepet zgjidhja per te na privatizuar dhe legalizuar shtepite tona Theksojme se kemi 26 vite qe jetojme ketu dhe Kushtetuta e Shqiperise thote qarte:
Neni 169
Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.
Ne kerkojme dokumentet per shtepite tona sepse jemi shqiptare dhe meritojme te drejtat qe na jep kushtetuta e vendit tone. Perndyshe me 26 Maj ne qendrat e votimit 263 263/1 dhe ne qendrat e votimit 316 316/1dhe 316 /2 nuk do kete votues te asnje spektri politik.
Presim te na zgjidhet problemi yne jetik.
Faleminderit!
Banoret e 132 familjeve te Ish- Divizionit, Shkoder /Drejtuar Ministres se Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/ Drejtuese Politike e PS per Qarkun e Shkodres; Partise Socialiste, Shkoder; Partise Demokratike, Shkoder, Kryebashkiakut Bardh Spahia, Kandidat i PD per Bashkine Shkoder; Deputetit, Benet Beci, Kandidat i PS per Bashkine Shkoder/