Kreu i Shoqatës të Hoteleri dhe Turizmit në vendin tonë Zak Topuzi, tha se efektet ekonomike koronavirusit në vendin tonë mund të zgjasin deri në 3 vjet.
Në një intervistë për “News 24”, Topuzi theksoi se turizmi ka humbur gjatë kësaj periudhe më shumë se 140 milionë euro, ndërsa shtoi se në sektorin e turizmit rrezikohen shumë vende të punës.
“Ne kemi informuar kryetarin e PD Basha për situatën tonë. Ne kemi shtruar disa kërkesa që korrespondojnë me kërkesat e OBSH-së. Vërtetë janë 93 mijë punonjës për turizmin, por janë më shumë që janë të përfshirë jo të drejtpërdrejtë. Në rast se situata vazhdon, efektet do të zgjasin deri në 3 vjet. Turizmi po përgatitet për një sezon 3 mujor. Janë bërë gati 140 milionë euro që janë humbur.
Gjithë industria ka qenë e mbyllur. Masat kanë qenë të domosdoshme, por po diskutojmë situatën ku gjendemi. Rama tha se do të hapen baret e restorantet më datë 18, por të shikojmë si do të shkojë. Në Itali thoshin që nëse e hapim, ne jemi të humbur. Jemi në kushtet një kushtëzimi, sigurisht nga protokolli i OBSH-së. Vetëm hotelet e bregut mund të kenë 50 përqind të atyre personave që kanë zakonisht. Prandaj, OBSH ka ngritur alarm. Kjo situatë mund të bëjë që të rrezikohen shumë vende pune”, tha Topuzi.