Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plazhit në Durrës. Një vajzë vetëm 15 vjeçe është hedhur nga kati i dytë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa vajza është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Gjendja e saj paraqitet e rëndë, sipas të dhënave të para të policisë.
Shkaqet pse ndërmori aktin e rëndë janë ende të paqarta, por gazetarja Haxhiaj ka mësuar se vajza ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët në momentin kur ndërmori aktin e rëndë.
Mësohet se në një moment ajo ka shkuar në dhomën e saj dhe pasi ka vënë një çarçaf në kokë është hedhur nga dritarja e dhomës së saj.