150 persona janë shoqëruar gjatë ditës së sotme në policinë e Shkodrës pas një operacioni të madh kundër mashtrimit nëpërmjet Call Center-ave. Bëhet me dije se operacioni u zhvillua pasi prokuroria dhe policia kishin të dhëna se disa Call Center në Shkodër ushtronin veprimtarinë e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet platformës “Forex”.
Pas hetimeve dhe bashkëpunimit me njësitë aleate në Perëndim, strukturat ligjzbatuese shqiptare kanë zbuluar zyrat e këtyre Call Center duke bllokuar edhe bazën materiale, kryesisht kompjutera.
Në njërin kompjuter gjendet databaza e numrave të “klientëve” italianë të këtij Call Center-i, të cilët më pas telefonoheshin dhe u ofroheshin fitime të majme nëse investonin në “Forex”.
Pasi pranonin ofertën e punonjësve të “Call Centerit”, viktimat peshkoheshin deri në qindarkën e fundit dhe më pas telefonuesi zhdukej duke gëzuar pasurinë e tyre, e cila më pas ndahej me përqindjes mes punëdhënësit dhe atij. /abcnews.al/