Dje pasdite, Carabinieri-t e Piglios kanë vënë në pranga 3 “skifterë” shqiptarë, nën akuzë për gra.bitje të dh.unshme.
Shqiptarët e kapur janë Ermal Gjeta, 29 vjeç akuzuar për vjedhje të banesave, plaçkitje, posedim i pajustifikuar i pasurisë, lëndimi, rrëm.bimi me synim gra.bitje, fyerje dhe rezistencë ndaj policëve.
I riu tjetër nga Shqipëria i prangosur është Nikollë Tirja 26 vjeç, i akuzuar për vjedhje banesash dhe posedim të pasurisë së vjedhur, si dhe Armand Gjoka, 28 vjeç, akuzuar për vepra të ngjashme.
Të rinjtë shqiptarë kishin udhëtuar për në Frosinone nga Roma, ku kishin jetuar më herët. Që të tre ishin hetuar nga Prokuroria në Frosinone, pasi merreshin me vjedhje të banesave. Hetimi nisi pas një gra.bitjeje që ndodhi në një shtëpi në Piglio në 7 nëntor 2019 në dëm të një qytetari vendas, i cili kur po kthehej në banesë u prit nga tre shqiptarët me maska, që e kërcënuan.
Shqiptarët kishin hyrë në banesën e qytetarit italian, ata kishin marrë kasafortën dhe pasi kanë dh.unuar shtetasin italian, janë larguar bashkë me mallin e vjedhur. Hetimet treguan se të dyshuarit po ashtu mund të kishin kryer aktivitet kr.iminal edhe në Ravenna, Perugia, Bolonja, Modena dhe Reggio Emilia.
Të dyshuarit kishin probleme të theksuara me drejtësinë. Që të gjithë të dyshuarit si të implikuar gjenden në burg.