Shkruan në Facebook drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati: Në Shirokë e Zogaj në familjet Pavaci, Rama dhe Rupa. Kjo është fushata më e veçantë për mua. Në çdo familje që trokas, gjej dyer që më hapen.
Aty gjej zhgënjimin e këtyre 8 viteve, por edhe shpresën për ndryshim. Sot me Angjelinin, Myrton dhe Ismetin bashkëndamë hallet e këtyre viteve. Nuk ka qënë aspak e lehtë për secilin prej tyre. Diskutuam edhe për shpopullimin e Shirokës dhe Zogajve. Për këdo në botë, një vend i tillë do të ishte dhuratë nga Zoti për të jetuar. Kështu nuk mendon klika e pushtetit në ikje dhe kjo merr fund me 25 Prill.
Do të trokas në çdo derë të Shirokës dhe Zogajve. Nëse fitoj besimin e secilit prej jush, do ta kem nder e përgjegjësi të jem zëri juaj. Nuk do të zhgënjej!