Tre plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, në qendër të qytetit pranë Poliklinikës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur 3 persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se pas plagosjes të tre ata janë dërguar në spital, ku dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i personave që kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjithçka duket se ka ndodhur brenda një lokali.
INFORMACION PARAPRAK
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.