Një 18 vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kesaj të premte, teksa i riu po lahej në det është futur në thellësi dhe nuk ka mundur të dalë.
Kanë qenë pushues të tjerë të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe më pas është marrë nga autoambalanca dhe dërguar në Urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi verifikimet në lidhje me rastin.