Drejtroria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 15.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Besim M, 19 vjeç, banues në Lezhë,
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë /ShkodraWeb/