Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.