Gjykata britanike ka dhënë dënimin me 20 vite burg për tre shtetas shqiptarë që akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.
Tre shqiptarët e dënuar janë Kristian Bujaj, 26 vjeç i cili u dënua me 6 vite burg, Klaudio Doroftei, 25 vjeç dhe Ermal Zina, 39 vjeç, të cilët u dënuan secili me 6 vite dhe 8 muaj burg.
Aksioni për kapjen e tyre u zhvillua më 7 shkurt të këtij viti, raporton “Wales Online” në banësën e tyre./BALKANWEB/
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në vendin ku strehoheshin në Pentyn, në rrugën “Nesta”, shqiptarëve iu sekuestruan 6 mijë paund para cash, dy pako me kokainë tëpastër që kapnin vlerën e 200 mijë paundëve si dhe një peshore dhe celularë.