Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës, ku një nxënës është përplasur nga treni.
Policia njofton se ” Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, ku një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni”
Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.