Prej kohësh Kim Jong-un po tmerron botën me planet e tij të çmendura. Por së fundmi është zbuluar “vendi i tij i kënaqësisë”. Kanë qenë disa ish-gjeneral ata që kanë treguar se:
“Një grup prej rreth 2000 vajzash janë zgjedhur nga i gjithë vendi dhe janë trajnuar për t’i shërbyer elitës ushtarake të Koresë së Veriut. Detyrat e tyre variojnë nga këndimi, vallëzimi, bërja e masazheve dhe kryerja e marrëdhënieve.”
E ditur bëhet gjithashtu se disa prej vajzave ende nuk kanë mbushur 13 vjeç. Më e keqa është se pasi ndahen nga familjet e tyre nuk dihet më asgjë për to. Një nga vajzat që i “ka shërbyer” udhëheqësit komunist quhet Mi-Hyang. Ajo ka treguar se ishte vetëm 15 vjeç, kur dy ushtrarë e morën nga ora e mësimit dhe e çuan në vendin ku Kim Jong-un mund të bëjë ç’të dojë me femrat.