Historike, Vijareali fiton për herë të parë Ligën e Europës. Trajneri Unai Emeri shndërrohet në një “magjistar” të vërtetë, duke e privatizuar këtë trofe. Kjo është hera e katërt në karrierën e tij që francezi arrin të triumfojë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë për klube.
Spanjollët mposhtën Mançestër Juanajtidin falë 11-metërshave. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa fituesi u shpall pas ekzekutimit të plot 22 penalltive. Për “djajtë e kuq” gaboi nga pika e bardhë portieri De Gea.
Moreno dhe Kavani ishin autorët e golave në kohën e rregullt. E gjithë merita për këtë sukses të spanjollëve shkon për trajnerin Emeri, një ekspert i vërtetë.
FT: VIJAREAL – MANÇESTER JUNAJTID 1-1 (11-10 penallti)
Moreno 29′ / Kavani 55′