“25 Prilli është dita e shqiptarëve”, është ky mesazhi që po përcjell në takimet e saj Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun e Shkodrës. Sipas Koliqit, këtë mesazh po e merr edhe nga qytetarët me të cilët takohet e bashkëbisedon.
“25 Prilli është dita e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për Bashën, janë për të ardhmen tonë, për familjet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Nga të gjithë qytetarët që takojmë e bashkëbisedojmë, marrim mesazhin e qartë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën tonë më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’i dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipërinë e Shkodrën tonë!”, shkruan në publikimin e saj në Facebook Emilia Koliqi.