Vllaznia ka zyrtarizuar mbremjen e sotme ardhjen e re ne rradhet e saj, mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç. Me marrjen e tij skuadrat duket se eshte plotesuar pikerisht ne nje nga pikat ku kishte nevoje me shume.
Por trajneri Brdariç ne fakt ka kerkuar dy mesfushore qendre ne merkato dhe per kete arsye, ata jane duke pare edhe per opsione te tjera ne merkato. Pikerisht per kete arsye, pasditen e sotme ka qene i pranishem ne stervitjen e kuqebluve edhe nje futbollist tjeter. Behet fjale per lojtarin kosovar Ilir Mustafa.
25-vjeçari nga Prizreni luan në qendër të mesfushës dhe qëndron pushim prej ditëve të para të majit, kur i dha fund aventurës me turqit e Ankara Keciorengucu. Lojtari dardan, i cili ka luajtur në Kosovë me Lirinë dhe Dukagjinin, ndodhet në provë dhe nëse bind Brdaric atëherë do të vijë edhe firma me Vllazninë.