Një i ri shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Angli. 26-vjeçari Anselam Senaj, nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen. Familjarët përveç humbjes së madhe me të cilën po përballen në këto ditë të vështira, duhet të bëjnë edhe kthimin e trupit të tij në Shqipëri. Por duke qenë se kjo kushton shumë, plot 10 mijë paund dhe vetë nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të kontribuojë aq sa mundet.
Brenda kapak orëve, bujaria e shqiptarëve anëkënd botës u përgjigj në një rast të rëndë e tronditës për këtë familje. Tashmë fondi i nevojshëm për kthimin e trupit të pajetë të të riut në vendlindje është siguruar dhe njoftimit të kobshëm të vdekjes të të riut, mund ti vendoset një datë se kur mund të kthehet për nderimet e fundit.
Mesazhi i familjarëve:
“Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.”