Një ditë pasi ka reaguar për të disatën herë dhe publikisht kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, duket se gjërat kanë nisur të lëvizin. Ditën e sotme, 27 ton bazë ushqimore për gjënë e gjallë, janë dërguar në Njësinë Administrative të Dajçit. Këtë e pohon përmes një publikimi në Facebook prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni. Postimin e saj, Angoni e ka shoqëruar edhe me disa foto ku shihen kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti si dhe deputeti i PS-së Shkodër Luan Harusha.
“27 ton ushqim për bagëtitë u dërguan në Njësinë Administrative Dajç
Të angazhuar në koordinim me strukturat e emergjencave civile Qarku Shkoder duke inspektuar situatën e argjinaturës së dëmtuar Dajç , për të cilën i është dhënë një zgjidhje emergjente. Ndërkohë, sot nis faza tjetër operacionale në terren që është ajo e shpërndarjes së bazës ushqimore për bagëtinë.
LEXONI EDHE: VIDEO – “Nuk dëmshpërblyet banorët as në 2018- ën”, kryebashkiakja Ademi debat me ministrin Peleshi në Shirq…
Prefektuara Shkoder përmes Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon mbështetjen duke i’u përgjigjur nevojave emergjente të banorëve të Njësisë Administrative Dajç për furnizimin me ushqim për gjenë e gjallë.
Në Njësinë Administrative Dajç strukturat e ushtrisë janë në gadishmëri ku janë të dislokuar 2 mjete të ushtrisë dhe 1 mjet lundrues për të përmbushur nevojat e komunitetit.”, shkruan në publikimin e saj në Facebook prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni. /ShkodraWeb Media/