Shkruan në Facebook ministrja e Asrimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu: Në Tetorin e Librit, veçojmë punën e mësueses Alketa Kraja të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, e cila prej 27 vitesh në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka kultivuar dashurinë për librin dhe leximin edhe jashtë mureve të klasës duke ideuar shumë projekte që promovojnë kulturën dhe gjuhën shqipe.
Gjatë karrierës së saj, mësuese Alketa ka përçuar ndër breza, jo vetëm dituri, por gjithashtu ka kontribuar edhe në zbulimin e talenteve të rinj në krijimtari kudo ku ka dhënë mësim.