Nje djale i ri ne Shkoder ka shkuar me urgjence per ndihme ne spitalin rajonal, pasi më lokalin e tij, gabimisht kishte pirë acid dhe ishte ndier keq.
Pasi mori ndihën në spital u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën, tha policia.
Më datë 06.05.2018, në spitalin rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A.B., vjeç 29, banues në fshatin Baqel. Nga veprimet e kryera rezulton se, në lokalin e tij, gabimisht ka pirë acid i cili pasi mori ndihën në spital u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.