Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se një fëmijë vetëm 3 vjeç është aksidentuar. Dyshohet se vogëlushi i ka ikur mamasë së tij nga dora dhe ka vrapuar duke u përplasur me automjetin që po qarkullonte në zonën e quajtur Unaza e qytetit të Vlorës.
Gjithashtu sinjalistika shënon mungesë totale cka favorizon kryerjen e incidenteve me pasoja të rënda. Automjeti, i cili ka përplasur fëmijën, është larguar në mënyrë të menjëhershme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftim i policisë
Më datë 22.02.2018, në vendin e quajtur ”Bishti Kalldrëmit”, shtetësia F.M., duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç. Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Drejtuesia e mjetit është shoqëruar pranë ambjenteve Policore. Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.