Prej tre ditësh në Dukagjin vijojnë që të jenë të bllokuara 230 familje si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë në javën e fundit. Dëbora ka bllokuar rrugët duke i izoluar, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë nga shteti për të ndërhyrë me qëllim hapjen e rrugës. Shifra konfirmohet nga Ndoc Ashta, administratori i Shoshit.
Ndërkohë që sipas ARRSH akset nacionale janë të gjitha të kalueshme. Në disa segmente rekomandohet përdorimi i zinxhirë për shkak të ngricave të akullit, sidomos në rajonin verior dhe verilindor ndërsa në zonat në juglindje qarkullimi zhvillohet normalisht. /Burimi:Shqiptarja.com/