Vllaznia mbreme ka dhuruar nje ndeshje te bukur. Ndoshta ka luajtur me mire nga sa e kishin menduar te tjeret, megjithate kishte arsye per te luajtur ashtu dhe ne fund ia doli.
E ne fund, te gjithe pjestaret e saj, bashke edhe me tifozet kane festuar gjate. Por futbollistet dhe stafi teknik kane patur edhe nje arsye tjeter per te festuar, kane marre nje shperblim te jashtezakonshem.
Presidenti Xhaferi u kishte premtuar 100 milione leke si shperblim per fitoren e trofeut, por kjo vlere nuk ka mbetur ketu. “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se kesaj vlere i eshte shtuar edhe nje tjeter.
Mesohet se ka qene biznesmeni i njohur shkodran Ardit Kraja ai qe para ndeshje u ka premtuar futbollisteve nje shperblim prej 30 mije eurosh per fitoren e kupes dhe ai e ka mbajtur fjalen duke ua dorezuar atyre pas ndeshjes.
Kujtojme qe Kraja edhe gjate sezonit te kaluar ka qene gjithnje prane skuadres me shperblime te ndryshme dhe rikthehet tek finalja e ketij sezoni, duke “ua ngrohur edhe me shume xhepat” futbollisteve kuqeblu.