Nga Jordan DACI, avokat
Opinioni i mëparshëm i Venecias nuk i ka dhënë zgjidhje asnjë prej çeshtjeve që ka para GJK në rastin e 30 qershorit 2019. Ja disa nga çeshtjet që duhet të analizojë dhe zgjidhje kjo gjykatë:
1. Kush ka më shumë rëndësi periodiciteti i zgjedhjeve apo pluralizmi dhe legjitimiteti i tyre. Dy të fundit janë parime themelore kushtetuese.
2. A ka bërë Kuvendi ndërhyrje të padrejtë tek institucionet e pavaraura me rezolutën dhe a përbën kjo dhunim të parimit të ndarjes së pushtetit dhe ate të sigurisë juridike si dhe autonomisë vendore?
3. A ishte dekreti për caktimin ose ndryshimin e datës së zgjedhjeve akt normativ kushtetues apo akt administrativ individual dhe a vlerësohet kushtetushmëria e tij vetëm nga Gjykata Kushtetuese?
4. A plotësonin zgjedhjet standardet e nenit 45 të Kushtetutës në lidhje me nenet 2, 3, 4, 5 etj., të Kushtetutës dhe Nenin 3 të Protolollit 1 të KEDNJ.
5. A është garantuar në këto zgjedhje e drejta e zgjedhjes sipas parimeve të nenit 45 të Kushtetutës?
6. A kanë garantuar zgjedhjet votimin të fshehtë?
7. A kishte vota e votuesve në këto zgjedhje ndikim në rezultatin e tyre?
8.A kanë marrë në proces pjesë vetem parti të krijuara dhe që funksinojnë në përputhje me nenet 9 dhe 45 të Kushtetutës?
9.A e bën procesin zgjedhor jo kushtetues fakti që në të marrin pjesë parti që ekzistojnë dhe funksionojnë në kundërshtim me nenet 9 dhe 45 të Kushtetutës?
10.A mundet organet e administrates publike të mos zbatojnë një dekret të detyrueshëm presidencial apo duhet që kjo çeshtje ti nënshtrohet vetëm vlerësimit ligjor dhe institucional sipas kushtetutës.
11.A zbatohen garancitë e nenit 3 të protokollit 1 të KEDNJ edhe në rastin e zgjedhjeve vendore?
12. A quhen demokratike zgjedhjet kur i mohohet e drejta e zgjedhjes se 85- 90 apo në disa raste 95% të qytetarëve të cilët kishin pritshmëri të ligjshme që zgjedhjet do ishin me 13 tetor 2019 dhe jo me 30 qershor 2019?
13. A lejohet të kërkohet kontrolli kushtetues i zgjedhjeve nga organizata jo fitimprurëse të pushtetit vendor që krijohen mbi bazen e nenit 109 të Kushtetutës?
14. A ndodhemi para një rasti me interes publik që legjitimon gjykatën ta gjykojë sipas nenit 36 të ligjit të saj organik?
15. A përbënte zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 kufizim propocional sipas nenit 17 të kushtetutës të së drejtës për të votuar dhe për tu votuar dhe në perputhje me KEDNJ ?
16. Cili eshte raporti hierarkik midis parimeve themelore kushtetuese me ato kushtetuese të zakonshme, me normat kushtetuese, konkurrueshmëria e parime me vlerat juridike dhe zgjidhja e përplasjeve të normave juridike në tërësi?
17. Kur fillon dhe mbaron parimi i ligjshmërisë dhe kur fillon parimi i kushtetutshmërisë?
Tani të më thonë të gjithë këto që flasin me kaq shumë “siguri” se ku i ka trajtuar Venecia këto çeshtje? Normalisht, thjesht flasin dhe bëjnë propagandë por se kanë idenë për pretendimet tona e as çeshtjet që ka para GJK, por as nuk kuptojnë procesin e vlerësimit kushtetues.
A ka pasur ndonjë rast tjetër që ngre kaq shumë çeshtje? Sigurisht që jo!