Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Korçë. Mësohet se një 30 vjeçar nga fshati Libonik i bashkisë Maliq i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Shtetasi me iniciale E.L u gjend i varur nga familjaret e tij në stallën e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Qesaratë në periferi të qytezës së Maliqit. 30 vjeçari prej kohësh vuante nga depresioni, ndërsa kishte probleme të theksuara edhe me alkoolin.