Një 31-vjeçar shqiptar u ekzekutua me dy plumba të martën në një kafene në Saint-Denis në Forest. Mediat belge shkruajnë se bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, i njohur si Niko K, i cili u vra nga persona ende të paidentikuar nga Policia. Mësohet se i riu shqiptar, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Gjini, punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi vrasja. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey, i cili ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:30 të natës të martën. Mediat raportojnë se autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona. “Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, ka deklaruar zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche. Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se dy personat që qëlluan me armë ishin të maskuar, dhe u larguan në drejtim të pyllit.