Ditën e sotme në Shkodër është përkujtuar 14 Janar 1990, demonstrata e parë antikomuniste në Shqipërinë akoma nën diktaturë. Kanë qenë të shumta reagimet publike të pjesëmarrësve, personaliteteve të politikës dhe jo vetëm por edhe qytetarë të thjeshtë.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Tashmë lidere e “Lëvizjes për Ndryshim”, Topalli ka publikuar në Facebook një foto, të shoqëruar edhe me tekstin:
“Nderim per Keti Koci dhe Huana Kraja per kontributin qe kane dhene ne historine tone per permbysjen e komunizmit. Bashke me ta kane qene shume djem , burra e gra qe kane sakrifikuar!
Por sot dua te ndalem tek keta dy emra. Ishin vajza te reja, qe guxuan si asnje tjeter. Nuk kerkuan kurre asgje. Une i kerkoj ndjese qe nuk ia dolem per te realizuar endrren e per te nderuar si duhet vepren e tyre heroike.”.