Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një burg në Francë. Lajmin e ka konfirmuar edhe familja e Mentor Rexha. Ata kanë hapur dyert e mortit në Shkodër edhe pse nuk e kanë ende trupin e djalit. Nëna e të riut 36 vjeçar, Rukine Rexha i ka bërë thirrjë shtetit shqiptar që ta zbardhë ngjarjen pasi ajo është e sigurt që i biri nuk ka kryer vetëvr.a.sje, por është dh.u.nuar në burg.
LEXONI EDHE: FOTO – 36 vjeçari nga Shkodra ndërron jetë në rrethana misterioze në një burg në Francë, familjarët dyshojnë…
“Lajmin e kemi marre nga shoket e tij qe na kane treguar sepse askush tjeter nuk na ka lajmeruar per vd.e.kjen e djalit. Djali kishte nje vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej per djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vellain ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohes qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetesime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetevr.a.sje. Kerkojme qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dh.u.ne. I bej thirrje shtetit te me kthejne trupin e djalit dhe te zbardhet ngjarja. Femijet i kam rritur me halle.
LEXONI EDHE: 36 vjeçari shkodran ndërroi jetë në burg në Francë, flet ambasadori: Kanë nisur hetimet! Familja të marrë avokat!
Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: “Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij. Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta. Ky eshte rasti i 5 i shqiptareve qe vr.i.ten ne burg dhe dy jane nga Shkodra nderkohe qe shtetit nuk hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh.”.