Policia Kufitare në Rinas ka ndaluar në kontroll një 38-vjeçar që do të largohej nga Shqipëria me një shumë parash cash me vete të padeklaruara. Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J.S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.