Një grua 40- vjeçare nga Shkodra ka denoncuar ne policia largimin e djalit të saj të mitur. Sipas policisë, djali është larguar para 7 ditëve nga Shqipëria, pa dijeninë dhe firmën e saj. “Më datë 10.04.2018, shtetësia L.F., vjeçe 40, banuese në Shkodër, kallëzon se djali i saj i mitur K.F, banues në Shkodër, para 7 ditësh është larguar nga territori i Shqipërisë, pa dijeninë dhe firmën e saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.