Krahasuar me vitin 2019, në Bashkinë e Shkodrës ka patur 425 jetë të humbura në vitin 2020. Statistika është bërë publike nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila i është referuar të dhënave të zyrave të gjendjes civile në territorin që administron.
Në vitin 2019, janë regjistruar 1231 fatalitete ndërsa për vitin 2020, ky numër shkon në 1656. Po sipas statistikave të gjendjes civile, janë deklaruar 165 persona që kanë humbur jetën nga virusi, teksa shifra zyrtare sipas Ministrisë së Shendetësisë është vetëm 89.
Në intervistën e dhënë Ademi i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kufizuese dhe të higjienës për pandeminë, teksa ka kërkuar nga policia dhe institucione të tjera monitorimin e situatës së krijuar. /ShkodraWeb Media/