Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha sot në një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të selisë blu se ditën e shtunë, më 8 janar kur është thirrur edhe protesta kombëtare nga Sali Berisha, janë 44 mijë persona që do kërkojnë të hyjnë në selinë e demokratëve.
“ky oborr është oborrti i shkretëtirës së madhe, kjo godinë e mbyllur kështu është godina e zbrazëtisë së madhe. Sot nëse do kishte ndërmend të bënte betejë nuk do ishte në kafe se nuk i fton gazetarët që mos shohin sekretet që ka.
Sot ky oborr duhet të gumëzhinte në betejë kundër regjimit. Ky oborr i zbrazët tregon frikën e tij nga demokratët jo më nga regjimi, ky me regjimin e ka grurë.
Çështje autorizimesh? Është revolucioni më burokratik që po organizojmë.
Janë 44 mijë veta që do të kërkojnë të hyjnë në seli në datën 8 janar, këta tani po bëjnë 44 mijë autorizime gati në rastin më të mirë që ti thonë këtij a do futen apo jo?
Edhenë kryeministri nuk futesh dot me këto procedura. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazin e ta mbajnë të shkretë këtë oborr. Në datën 8 do marrin xhevapin kjo është shtëpia e demokratëve ky oborr nuk mund të qëndrojë më i zbrazët dhe i shkretë”, tha Strazimiri.
Kujtojmë që edhe të enjten, për të dytën ditë me radhë një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit shkuan në selinë e PD-së dhe trokitën në derën kryesore e cila nuk u hap. Deputeti Bumçi akuzi Bashën se e ka kthyer selinë në bunker.