Spitali Rajonal i Shkodrës e ka kthyer në traditë evidentimin dhe vlerësimin publik të punonjësve të vet më jetëgjatë dhe me kontribute të spikatura ndër vite.
Ditën e sotme, në faqen e vet në Facebook, Spitali Rajonal ka evidentuar Lalin, e cila sherben prej 45 viteve në këtë institucion, duke qenë një nga simbolet më jetëgjata.
Publikimi në Facebook i Spitali Rajonal Shkodër
Lejla Mandija (Brahimi) ka dhënë një kontribut të vyer për 45 vite duke shërbyer për pacientët e Qarkut Shkodër me shumë profesionalizëm dhe përkushtim.
Lali siç të gjithë e njohin gëzon respekt dhe vlerësim nga të gjithë kolegët dhe pacientët e shumtë të cilëve ju ka shërbyer.
I gjithë stafi i Spitalit Rajonal Shkodër përcjell urimet e përzemërta.
Edhe 💯