Një grua nga fshati Tresh i Lezhës është dërguar në spitalin e qytetit verior në një gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegjeve që kishte në trup. Gruaja pasi ka marrë ndihmën e parë shëndetësore është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Momentalisht policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nderkohe zbardhen detaje nga ngjarja e rene ne fshatin Tresh të Lezhës, ku gruaja me plage te renda nga djegia perfundoi ne spital. Gruaja eshte identifikuar si Bardhe Perndoj 45 vjeçe. “Ajo ka probleme te shendetit mendor dhe i ka vene flaken vetes me benzine”- raportohet duke iu referuar burimeve. Mesohet se edhe me pare gruaja ka tentuar vetevrasjen duke u vetehelmuar. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.