Do te luhet te enjten ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja e kthimit e turit te pare te “Conference League”, ajo ne mes Vllaznise dhe Shiroki Brijeg.
Klubi kuqeblu ka bere te ditur dje se shitja e biletave do te nise te henen ne oren 10.00 dhe po ashtu ka publikuar edhe çmimet e tyre, sipas tribunave respektive te stadiumit.
Por nderkohe, nga sa shikohet, interesimi per kete takim eshte shume i madh ne rradhet e tifozerise shkodrane. Prej ditesh ata kane filluar ta kene mendjen tek ndeshja dhe duan te jene prezent ne stadium.
Per fat te keq, numri i tifozeve te pranishem nuk do te jete me i madh se 5 mije vete sepse aq lejohet nga Ministria e Shendetesise dhe per kete arsye, qe prej paradites se neserme kur nis shitja e biletave, me shume mundesi do te kete rradhe ne sportele, per te siguruar nje bilete.
Shume prej tifozeve mendojne se rezultati 1-3 i ndeshjes se pare mund te permbyset dhe prania e tyre ne stadium, padyshim qe do te jete nje mbeshtetje e madhe per skuadren ne fushen e lojes.