Nje atentat me arme zjarri është regjistruar mbremjen e sotme rreth ores 19.30, pikerisht në datën 1 mars 2020 ne fshatin Melgushe, pjesë e Njësisë Administrative Bushat te Vau Dejësit, rrethi i Shkodres.
Shenjester e atentatit ka qene një 50-vjeçar, shtetasi Flamur Et’hem Moriqi i ditelindjes 08 korrik 1970, i cili fatmiresisht ka arritur ti shpetoje breshërisë së plumbave.
Nga te shtenat e autorëve ka patur vetem deme materiale ne banese, ndërsa jehona e tyre ka alarmuar të gjithë zonën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në pistën e gjakmarrjes, për shkak të të kaluarës dhe problemeve të 50-vjeçarit me persona të tjerë. Ky nuk eshte rasti i pare qe shtetasi Flamur Moriqi behet objektiv i një atentati, pasi edhe me daten 11 nentor të vitit të kaluar ai eshte kercenuar nga disa persona, ku edhe në këtë rast ishte ndërmarrë akti për eleminimin e tij fizik.
Pas hetimeve të para të Policisë së Shkodrës, burimet saktësojnë se zanafilla e atentatit dhe kercenimeve ndaj Moriqit lidhet me gjakmarrjen, pasi 16 vite më parë, në daten 29 gusht të vitit 2004 kusheriri i Flamurit, shtetasi Zaim Moriqi ka vrarë me armë zjarri një të mitur me inicialet O.Gj, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Mali i Jushit, gjithashtu pjesë e Njësisë Administrative të Bushat, të Vau Dejësit, rrethi i Shkodres.
Që prej asaj kohe te dy fiset ndodhen në hasmeri, pasi familja e te ndjerit nuk pranon te pajtohet, duke insistuar në respektimin me fanatizëm të një prej ligjeve më famëkeqe të së kaluarës në vendin tonë, Kanunit. Policia ndërkohë ka shoqëruar në Komisarit disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.