Një shtetas 54- vjeç nga Malësia e Madhe është kallëzuar pasi ka dëmtuar me makinën e tij dy lopë, të cilat më pas kanë ngordhur. Policia bën me dije se 54- vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe më pas është shoqëruar. “Më datë 27.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.K., vjeç 54, banues në fshatin Vukpalaj Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në fshatin Vukpalaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dëmtuar dy lopë të cilat kanë ngordhur, në pronësi të shtetasit Gj.M., vjeç 57, banues në fshatin Vukpalaj. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është shoqëruar.”, thuhet në njoftimin e Policisë M.Madhe.