Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka prerë dameret e njerës dore me thike.
Shtetasi F.S eshte transportuar menjehere ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nga kontrolli fizik i bere nga policia ju gjet ne xhep thika me te cilen ka prere damaret e dores. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.