Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, dua të falënderoj qytetarët shkodranë që me maturi, përtej ndasive artificiale të krijuara, treguan vlerat e tyre dhe nuk e dorëzuan Shkodrën tek Partia Socialiste.
Shkodra është unike, shembull i përhershëm për të gjithë Shqipërinë.
Respekt maksimal për të gjithë demokratët, edhe për ata që nuk votuan në këto zgjedhje.
Pavarësisht vështirësive ekonomike, politikave të shpopullimit të kësaj qeverie, shkodranët treguan se e duan qytetin e tyre, duan të qendrojnë të paepur, siç kanë qendruar edhe gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.
6 marsi duhet të shërbejë si një leksion i forte, për bashkimin e të gjithë demokratëve, për të punuar të gjithë bashkë për Shkodrën, për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tonë.