Nga Helidon BUSHATI
koordinator i PD-së Qarku Shkodër për fushatën elektorale
Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre e këtë e demostrojnë edhe me darka luksoze në restorantet më të shtrenjta ne botë, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Në vitin e fundit në qarkun e Shkodrës rezulton se rreth 65% e bizneseve kanë kaluar në status pasiv, duke çuar në 414 numrin e bizneseve të mbyllura.
Në 8 vite qeveria Rama imponoi politika fiskale të korruptuara dhe që shkonin kundër tatimpaguesve të ndershëm, duke favorizuar klientët e tyre.
Programi #ShqipëriaFiton do t’i rikthejë ekonominë shqiptarëve dhe mbështetjen biznesit, si motorri kryesor i ekonomisë.
Ne angazhohemi për thjeshtimin e bazës ligjore, uljen e shkallës tatimore duke lëne gjithnjë e më shumë fonde në duart e tatimpaguesve. Do të shfuqizojmë shumicën e taksave vendore e kombëtare, duke bërë që biznesi i vogel të paguaje taksë vetem 0.5 % të xhiros.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave të biznesit me një shkallë tatimore prej 9%.
Do ta kthejmë Shqipërinë vendin e mundësive!