Komisariati i Policise Malesi e Madhe njofton: “Me datë 07.09.2017, në fshatin Gril, në oborrin e shtëpisë, shtetasja D.P, vjeç 65 lindur në Serbi dhe banuese në Gril, në kushte depresioni pasi vuan e trajtohet për ç’rregullime psikike, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në pusin e ujit, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.”. /ShkodraWeb/