Thellohet akoma më tepër skandali sa i takon tentativave të “Top Channel”, për t’i rrëmbyer Instagramin Luiz Ejllit. Dje profili tij ndryshoi emër, pasi e mori në administrim motra, ndërsa sot kanë dalë fakte se arsyeja është sepse “Top Channel” kërkon ta marrë në administrim profilin e banorit të “Big Brother”.
Ish-banori i “Big Brother” Jetmir Salaj në rrjetin e tij në Instagram ka publikuar mesazhet që kompania “Acromac”, në emër të Top Channel i ka dërguar Jurgenës, shoqes së Luizit, e cila i hapi profilin këngëtarit. Si dhe motrës së këtij të fundit, e cila e menaxhon aktualisht. Duket qartë se ka kërcënime dhe ka nisur një luftë për të marrë Instagramin e këngëtarit.
“Përshëndetje Gena! Ju kontaktojmë për ato story që kishe hedh më parë. Bisedat tona nuk ke te drejtë ti publikosh sepse do të hedhim në gjyq për prishje imazhi!! Kërkesa jone kundrejt jush është që të na lini ta bëjmë vetë punën tonë, duke na dhën Instagramin e Luizit! Ne do i bllokojmë të gjitha instagramet e Luizit! Ju faleminderit”, thuhet në mesazhin drejtuar shoqes së Luizit.
Ndërsa motrës së tij i janë drejtuar: “Përshëndetje Ina. Ju kontaktojmë nga stafi Acromax që mbron të drejtat autoriale të kanalit më të madh në Shqiperi Top Channel. Kërkesa jone kundrejt jush është që të na lini të bëjmë punën tonë duke na dhënë te gjitha rrjetet sociale të personazhit Luiz Ejlli të paktën derisa që eështë në shtëpinë më të famshme “Big Brother Albania VIP 2”. Ashtu siç është e shkruar në kontratë që këto ditë ti menaxhojmë ne dhe ku fitimet të jenë 70% dhe të personazhit 30%. Na lini një numër kontakti. Ju Faleminderit”.