Një 71-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën pasi është mbytur në një kanal. Sipas informacioneve zyrtare, mbrëmjen e djeshme 71-vjeçari T.B. pak para mesnatës, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë.
Të afërmit kanë njoftuar policinë, e cila nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet paraprake ka dalë në përfundimin se i moshuari ka rënë nga biçikleta dhe është mbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.